Telegrafi

“Bukuroshja e Fjetur”, sëmundja që të lë 10 ditë në gjumë

Kjo sindromë, që nuk ka as trajtime dhe as kurë bën që Green të qëndrojë në krevatin e saj për një javë rresht.

“Jam 10 ditë pas në kohë. Është errësirë në kokën time, për 10 ditë nuk kam asnjë informacion se çfarë ka ndodhur përreth meje”, shprehet Georgia Green për “Daily Mail” në Australi.

Tre vjet më parë ajo u diagnostikua me këtë sindromë, ku një në një milion persona vuajnë nga çrregullimi i gjumit. Këta persona humbasin “episode” të jetës pasi flenë gjumë 12 deri në 18 orë në ditë.

“Mungoj një javë në shkollë. Për një javë nuk takoj shoqet e mia, nuk jam në ditëlindjet e tyre. Për 10 ditë shkëputem nga çdo gjë”, shprehet Green.

Aktualisht ajo punon si asistente në një dyqan, si dhe studion në Universitetin Flinders. Green shprehet se duke llogaritur 10 ditët që ka qenë në gjumë për gati tre vite, ka “humbur” një vit jetë.