Site icon Telegrafi

Bukuroshja e Bond thotë se e di arsyen e largimit të Daniel Craig (Foto/Video)

Ish-femra e Bond, Caterina Murino, ka thënë se e di arsyen pse Daniel Craig ka vendosur të mos e portretizojë më agjentin e famshëm.

Aktorja 38-vjeçare ka luajtur krahas 48-vjeçarit në filmin “Casino Royale” kur luajti rolin e Solange në filmin e vitit 2006. Ajo thotë se gjatë asaj kohe ka pasur presion të madh kundrejt aktorit që të bëhej Bondi i përsosur.

“Është tejet stresuese që të jesh Bondi. Janë të përfshira shumë para, prandaj kjo e shton akoma më shumë tensionin – dhe një tension të tillë kishte Daniel”.

“Nuk është lehtë që të vazhdosh në atë mënyrë. Është lodhëse që të vazhdosh të gjesh gjëra të reja në të njëjtin rol”.

“Në fillim duhet ta studiosh rolin, pastaj janë gjashtë muaj xhirime. Është një film shumë i lodhshëm. Ndërsa Daniel nuk është vetëm aktor, ai është edhe qenie njerëzore”.

“Pasi kalon një kohë, këta aktorë nuk mendojnë më vetëm për paratë”, ka thënë ish-Miss Italia për Sunday People.

Është raportuar se Craig kishte refuzuar vazhdimin në rolin e ‘007’ përkundër se i ishin ofruar 68 milionë funte. /Telegrafi/

https://youtu.be/fl5WHj0bZ2Q

Exit mobile version