Përkundër spekulimeve se janë pajtuar, Adriana Lima dhe Marko Jaric janë ndarë zyrtarisht të hënën në New York.
Bukuroshja braziliane e braktisi basketbollistin serb në maj të vitit 2014, pasi kishin kaluar pesë vite martesë.
Mediat amerikane raportojnë se pas shkurorëzimit, Adriana ka siguruar kujdestarinë për dy vajzat e çiftit.
Kohët e fundit, ata ishin parë së bashku dhe tabloidet kanë spekuluar për pajtimin e tyre, mirëpo duket se ata kanë kaluar kohë bashkë për shkak të vajzave të tyre.
Dhe tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht ndarja e tyre. /Telegrafi/