Telegrafi

Bukuroshja braziliane, Izabel Goulart merr vëmendje me veshjen ekspozuese në karnavalin e Rio De Janeiros

Modelja braziliane Izabel Goulart është parë duke festuar karnavalet të hënën (20 shkurt) në Rio de Janeiros.

Ylli 38-vjeçar shfaqi fizikun e saj të përkryer në mënyrë mbresëlënëse veshur me sytjena, të brendshme dhe mini-fund i krijuar nga rruaza ari.

Bukuroshja brune ishte kujdesur deri në detaj e fundit nga koka te këmbët për të shkëlqyer në këtë event teksa vendosi edhe një palë vathë koordinimi dhe një qafore të bërë me gurë me ngjyra.

Flokët e saj plot shkëlqim, u tërhoqën në një bisht të lartë që binte në kaçurrela të lirshme sipër supeve.

Për të kompletuar dukej tërheqëse ajo mbathi këpucë me taka ngjyrë ari ndërsa pozonte për fotografët në tapetin e kuq.

Ndërkohë, në fillim të kësaj jave ajo shkoi në Instagram për të ndarë pamjet që shfaqnin figurën e saj në një tjetër bikini unike.

Ajo u pa duke u argëtuar në Pallatin Copacabana, një hotel luksoz përballë plazhit në Rio de Janeiros.

“Gati për karnaval”, shkroi Goulart sipër imazheve joshëse. /Telegrafi/