Ka përfunduar edicioni i sivjetmë i spektaklit “Miss Universe Albania & Kosova”.
Kurorën e kësaj të fundit, e ka fituar bukuroshja gjilanase 19-vjeçare, Tuti Sejdiu.
Juria profesionale zgjodhi atë si më të bukurën, kurora e së cilës iu dorëzua nga kampionia në fuqi, “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veseli.
Mbrëmja e “Miss Universe Albania & Kosova” u shoqërua me një spektakël të vërtetë, me pjesëmarrjen e shumë emrave të njohur të estradës.
Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj janë vetëm disa nga emrat që u përkujdesën për argëtimin e publikut në këtë event.
Me këtë fitore, Sejdiu ka siguruar biletën për përfaqësimin e Kosovës në eventin e madh të bukurisë, “Miss Universe”. /Telegrafi/