Site icon Telegrafi

Bukuroshet prej lakre

Femrat e punuara në këto figura u përngjajnë atyre që dalin në revistat e modës, glamuroze dhe tërheqëse. Secila pjesë e këtyre skulpturave është punuar nga perimet, përfshirë rrobat, kapelat dhe aksesorët tjerë.

Gratë nga lakra të artistes kineze të sfidojnë bile edhe me belin e tyre, derisa qëndrojnë shtrirë në shtrat, ose kur mbulojnë gjoksin me duar.

Artistja nga Pekini përdorë forma dhe ngjyra të ndryshme të lakrave për t’i punuar këto figura, ndërsa më pas vetëm se i forcon me rrëmojëse dhëmbësh. Ju më herët ka përdorë edhe perimet tjera për t’i punuar disa skulptura të cilat në realitet ishin kopjet e veprave të artistëve të famshëm siç janë Leonardo da Vinci, Vincent Van Ghog dhe Andy Warhol, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
 

Exit mobile version