Site icon Telegrafi

Bukuroshet e Hollywodit zgjodhën ngjyrën e kaltër

 
Vergara ka shkëlqyer në modelin e Zuhair Murad. Modeli i saj prej një sirene la pa frymë të pranishmit dhe reporterët, që edhe ndikoi të zgjidhet si ylli me veshjen më të bukur të mbrëmjes.


Shumë e bukur dhe sa e freskët, Heidi Klum kësaj radhe u paraqit me një koleksion nga Alexander Vote, që ta përkujtonte se si duhet të duket një yll pa të meta. Të pranishmit më së shumti i kishte intriguar paraqitja e saj vetëm, e jo në shoqërinë e truprojës së saj.

Të kaltrës nuk mundi t’i rezistojë as Hayden Panettiere. Edhe pse disa zëra qarkulluan se ajo po dukej më në moshë me këtë fustan, fakti se dukej mahnitshëm edhe më tutje qëndron. /Telegrafi/

Exit mobile version