Stili i cili ka qenë i popullarizuar në fillim të viteve 2000 ka përjetuar renesancë. Balluket janë kthyer!
Mirëpo për dallim nga stili i flokëve sipas modelit të Jane Birkin, i cili është i popullarizuar viteve të fundit, këtë sezon do të bartim balluke ultra të shkurtra, transmeton Telegrafi.
Disa variante të këtij stili të flokëve kanë qenë në trend në fillim të këtij shekulli, mirëpo nuk kanë përjetuar popullaritet më të madh.
Në rend të parë, për shkak se nuk është i përshtatshëm për gjithkënd dhe kërkon formë të caktuar të fytyrës për t’u dukur bukur.
Është e njohur që balluket zgjerojnë vizualisht fytyrën, gjë që edhe më shumë vihet në pah nëse flokët janë të shkurtuar deri në gjysmë të ballit. Prandaj më së miri u rrinë dhe u rekomandohet personave me mollëza të theksuara dhe me fytyrë gjatoke.
Përparësia e këtij stili flokësh është që i japin dozë mprehtësie dhe bukurie urbane çdo veshjeje.
Bukuroshet botërore si p.sh. Kaia Gerber, manekinia e “Victoria’s Secret” Winnie Harlow, pastaj as Helena Christensen nuk i kanë bërë ballë këtij trendi.
A do të bëni edhe ju këtë stil flokësh? /Telegrafi/