Malet e larta që të lënë pa frymë, rrjedha e lumëbardhit, ajri i pastër e ngado që i hedhë sytë e gjelbra të ‘verbon’.
Ky ambient me gjithçka që ofron është padyshim vendi ideal për atraksione turistike. Bëhet fjalë për pjesën perëndimore të Kosovës, rajonin e Dukagjinit, vend ky i cili posedon shumë pika turistike.
Fillimisht si vizitor në këtë pjesë ju mund të filloni shëtitjen tuaj në qytetin e Pejës, duke vizituar çarshinë e këtij qyteti dhe qendrën e saj. Çarshia e vjetër sjell pamje dhe atraksione të ndryshme.
‘Zeri’ u sjell këtë reportazh të realizuar në zonën e Dukagjinit, përmes agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim përmes projektit promovimi i punësimit në sektorin privat të organizatës ‘Swis Contakt’.