Gryka e Rugovës është një destinacion i cili na ofron pamje të mrekullueshme në çdo stinë.
Në bjeshkët e Rugovës ju mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër karshi natyrës magjepse.
Një gjë të tillë ua ofron edhe bjeshka e Hajlës, e cila është 2403 metra e lartë.
Pamje magjepsëse të kësaj bjeshke si asnjëherë më parë në Kosovë ka kapur fotografi Dini Begolli përmes dronit.
Maja e Hajles gjendet në Bjeshkët e Nemuna , në veri-perëndim të Kosovës, dhe i përket regjionit të Komunës së Pejës. Është maje markante ku nga Hajla ju keni mundësi ti shihni bjeshkët e Rozhajës, Andrijevicës, Kollashinit në Veri; si dhe ato të Deçanit në Jug. /Telegrafi/