Pamjet nga qyteti i Pejës dhe bjeshkët e Rugovës portali KALLXO.com i sjell me kamerën e teknologjisë më të lartë 360 shkallë.
Pamjet janë xhiruar më 1 maj, në ditën kur punëtorët festonin ditën e tyre.
Por, moti me shi duket se i ka penguar ata që t’ua mësyjnë maleve të Rugovës.
Vetëm disa biçiklistë duket se e kanë shfrytëzuar këtë ditë për ta praktikuar çiklizmin nëpër stazat malore të këtyre bjeshkëve.