Telegrafi

Bukuritë e Kosovës janë duke u prezantuar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin të Gjermanisë

Turizmi kosovar po prezantohet nga kompania Eurokoha, në mesin e 180 shteteve të botës.

Ky është Panairi më i madh i Turizmit, i cili mbahet më 5, 6 dhe 7 mars, ku bashkë me Eurokohën është duke e prezantuar denjësisht edhe potenciali i madh turistik i Kosovës.

“Gjatë këtyre ditëve, në Panair priten rreth 30 mijë vizitorë, interesim të madh ka pasur edhe te stenda e Kosovës, ku me plot krenari Eurokoha ka prezantuar mundësitë e shumta të turizmit që ofron vendi ynë si një mundësi për ta lidhur vendin tonë me botën përmes turizmit”, shkruan Eurokoha në një shkrim në Facebook.