Pas temperaturave të larta, në vende të ndryshme ka filluar të bie shi. Edhe në kryeqytet tashmë të reshurat kanë filluar të cilat kohë pas kohe po shoqërohen edhe me vetëtima dhe bubullima.
E pa dyshim se shumë fotografë tentojnë shpesh herë që të kapin momentin e vetëtimës, e një gjë të tillë e kanë bërë edhe fotografët Jetmir Idrizi e Ridvan Slivova, transmeton Telegrafi.
Të dy kanë arritur të kapin momentin e vetëtimës mbi qiellin e Prishtinës./Telegrafi/
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Jetmir Idrizi