Telegrafi

Bukuria e artit shëron dhimbjet

Një fakt i tillë u zbulua nga një grup kërkuesish italianë në Universitetin e Barit, studim i publikuar edhe në revistë shkencore. Për të arritur në këto përfundime kërkuesit kanë punuan me 12 vullnetarë, të cilët zgjodhën mes 300 imazheve 20 më të bukurat dhe 20 më të shëmtuarat.

Mes imazheve që iu dhanë vullnetarëve ishin edhe ato të piktorëve të famshëm, si Botticelli (që ishte më e kërkuara), si dhe vepra të piktorëve të rëndësishëm si Leonardo Da Vinçi.

Pasi u krye përzgjedhja, vullnetarët u ftuan që të shihnin, një nga pikturat më të bukura, një nga ato të shëmtuarat dhe telajo bosh, ndërsa goditeshin nga kërkuesit me impulse lazer, të projektuar për të provokuar ndjesi të pakëndshme. Në fund, u pa se vullnetarët në rastet kur shikonin pikturat e bukura e ndjenin dhimbjen tri herë më pak se kur shikonin telajon bosh apo pikturat e shëmtuara. Kërkuesit gjithashtu arritën në përfundimin se përgjigjja e trurit kundrejt dhimbjes ishte më e vogël në rastin e parë.

Ky fakt çoi në ngritjen e hipotezës sipas të cilit bukuria e imazheve është në gjendje t’i shpërqendrojë pacientët nga dhimbja. Për këtë, sipas shkencëtarëve italianë, spitalet duhet t’i marrin parasysh këto përfundime dhe të vënë në mure imazhe të bukura për të lehtësuar dhimbjet e pacientëve. /shekulli/