Site icon Telegrafi

Bukuri në majë të gishtave

Nora Krasniqi
"Nora Nails"
tel. 044 169 300
Pallati i Rinisë, Prishtinë

Çfarë të bëni për thonjtë e brishtë
Armiqtë më të zakonshëm të thonjve janë detergjentet e ashpër dhe uji, të cilat mund të dëmtojnë fibrat e thonjve. Pra, sigurohuni të vini doreza gome ndërkohë që pastroni dhe lani enët.
Gjithashtu, nëse thonjtë tuaj janë të brishtë evitoni përdorimin e kremrave me esencë parfumi që zakonisht përmbajnë alkool. Ai vetëm do përkeqësojë gjendjen e thonjve tuaj. Është e mundur po ashtu që konsumi i kalciumit të jetë më i ulët nga sa duhet, transmeton Telegrafi.

Si t’i bëni vetes një manikyr

Sido t’i preferoni thonjtë tuaj, të gjatë apo të shkurtër, ata prapë mund të duken mahnitës me pak vëmendje:

▪ Lani dhe thani duart tuaja.
▪ Duke përdorur një limë me anë të dyfishtë, limojini thonjtë me lëvizje të lehta. Shmangni formën e cepave te thonjtë tuaj sepse kjo mund t’i dobësojë ato.
▪ Filloni t’i jepni formë thonjve tuaj. Forma më e përdorur është ajo ovale, por ju zgjidhni atë që është më e përshtatshme për formën e dorës dhe gishtave tuaj.
▪ Kontrolloni për të parë se sa mirë i keni bërë. Rrëshqisni thonjtë tuaj mbi një palë të vjetër getash. Thonjtë nuk duhet të ngecin te getat.
▪ Aplikoni një zbutës për kutikulat tuaja. Lejoni zbutësin të qëndrojë aty për një minutë apo më shumë.
▪ Vendosini duart në një enë me ujë të ngrohtë dhe lërini të thithin ujin për disa minuta.
▪ Butësisht shtyni pas kutikulat. Kjo nuk duhet të jetë e dhimbshme. Nëse janë të pranishëm cepa thonjsh, prijini ato me kujdes.
▪ Aplikoni krem duarsh dhe filloni të masazhoni pëllëmbën e dorës tuaj me gishtin e madh të dorës tjetër. Kjo do të ndihmojë në qarkullim të gjakut. Ndiqni të njëjtën mënyrë mbi pjesën e mbetur të dorës dhe pastaj të përsëriteni duke i dhënë kohë e barabartë me dorën tjetër.
▪ Para se të aplikoni manikyr te thonjtë, ato duhet të pastrohen dhe mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është me një shkop që përfundon i mbledhur me pambuk. Futeni në aceton dhe pastaj rrëshqitkeni mbi sipërfaqen e thonjve. Kontrolloni thonjtë për ndonjë tepricë kremi. Kur të mos mbetet më, thonjtë tuaj do të jetë gati për lyerje.

Nëse thonjtë tuaj janë të dobët, ndahen, janë të brishtë etj, problemi mund të shoqërohet me një konsum të pamjaftueshëm të ujit. Shumica e njerëzve nuk pinë mjaftueshëm ujë. Pini ujë! /Telegrafi/

 

Exit mobile version