Site icon Telegrafi

I bukur, rezistues dhe shumë helmues: Gjithçka që duhet të dini për kujdesin rreth oleandrit

Mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët dhe kafshët shtëpiake

Oleandri është një shkurre fantastike mediterane jogjetherënëse, e cila lulëzon nga pranvera deri në vjeshtë.

Dy arsye kryesore përse shumica e kultivuesve të luleve vendosin për oleandrin, janë qëndrueshmëria e tij e pabesueshme, sepse fjala është për bimën e cila lehtë u përshtatet kushteve të ndryshme, ndërsa aroma e saj dehëse përhapet në kopsht.

Oleandri (Nerium oleander) ka ngjyrë të bardhë dhe të verdhë, si dhe disa nuanca të ngjyrës rozë, nga roza e shndritshme deri në nuancë ciklamine.

Zhvillohet shpejt, përballon thatësinë dhe ndotjen, por zhvillohet lehtë edhe në kushte të këqija të dheut.

Mund ta mbillni me bimë të tjera, por edhe të vetëm.

Mirëpo, edhe pse zhvillohet edhe në dhé të thatë, nuk do të ishte keq që me rastin e mbjelljes t’i shtoni edhe pak pleh apo komposto.

Kur është fjala për ujitjen, nuk ka nevojë që ta ujitni çdo ditë, por nëse e bëni, bima patjetër do të duket më e shëndetshme. Kujdes i shtuar këshillohet nëse rriteni oleandrin në vazo, sepse bima nuk toleron tokën e lagësht vazhdimisht, kështu që në këtë rast duhet të reduktoni sasinë e ujit që derdhni.

Oleandri toleron mirë hijen, por preferon vendet me diell. Është e përshtatshme për temperatura mbi 10 gradë, ndaj do të ishte mirë ta sillni gjatë dimrit.

Ajo që duhet të dini është se kjo bimë është helmuese si për njerëzit ashtu edhe për kafshët shtëpiake dhe se edhe konsumimi aksidental i një sasie të vogël mund të jetë fatal. Në disa raste, edhe prekja e luleve dhe gjetheve të kësaj bime të bukur mund të shkaktojë reaksion alergjik.

Nëse për ndonjë arsye lulja merr flakë, tymi i prodhuar kur bima digjet është gjithashtu toksik.

Dy gjëra nga të cilat duhet të mbroni oleandrin janë morrat e bimës, të cilët mund të dëmtojnë gjethet e bimës dhe kalbja e rrënjëve. /Telegrafi/

Exit mobile version