Telegrafi

Bukseli bllokon planin francez për shpëtimin e bankave

Komisarja për kontrollin e monopoleve Nellie Kroes ka refuzuar planin 10,5 miliarda të Francës, si plan që mënjanon konkurencën.

Mjetet financiare shtetërore nuk duhen përdorur për dhënien e kredive komerciale, thuhet në një raport që vjen nga rrethet e BE-së.

Ministrja franceze e ekonomisë, Christine Lagarde u përpoq pa sukses që të binte Kroes të tërhiqte veton e saj.

Plani i qeverisë së Parisit parasheh forcimin e kapitalit të vetë, për gjashtë bankat më të mëdha franceze. Si shpërblim bankat duhet të rrisin kreditë për qytetarët dhe firmat me 3 deri 4 për qind. /dw/