Telegrafi

Bukoshi e quan gënjeshtar Selimin, nuk sqaron bisedën në Tiranë

“Po rren, po rren shumë fëlliqtë”, ka thënë të hënën ish-kryeministri i Kosovës në mërgim, Bujar Bukoshi. Ai ka thënë se këtë çështje për të cilën ka folur njëri prej ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në emisionin “Press-ing” të transmetuar të shtunën në KTV, e ka sqaruar më herët, shkruan “Koha Ditore”.

Gazeta është përpjekur që të gjejë në arkivat e veta dhe ato të medieve tjera sqarimet e mëhershme të cilave u referohet Bukoshi, por nuk ka gjetur asnjë referencë sqaruese për përmbajtjen e bisedave në këtë takim.

Sidoqoftë, Bukoshi ka konfirmuar se është takuar me ish-drejtorin politik të UÇK-së në Tiranë në vitin 1998 e jo me Rexhep Selimin. Selimi, sipas tij, ka qëlluar aty. /Telegrafi/