Një bukëpjekës rumun i cili luftoi tre terroristë me arka gjatë sulmit te Ura e Londrës, tha se ai ndjehet i braktisur nga autoritetet.
Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, Florin Morariu i ndihmoi njerëzit të fshiheshin në furrën e tij dhe më pas u përballë me tre burrat kur nisën sulmin e tyre me thikë më 3 qershor të vitit të kaluar.
Ai tha se kishte vuajtur nga trauma stresi që atëherë, por “ndihej sikur askush nuk e ndihmonte”.
Tetë vetë vdiqën kur tre burra vozitën një kamion drejt këmbësorëve te Ura e Londrës dhe filluan një sulm me thikë në Tregun Borough.
E Morariu tha se kishte përjetuar ankthe për atë që kishte ndodhur.
“Më kujtohet se si njerëzit kanë vdekur, se si njerëzit ishin të shtrirë në trotuar, pas therjes. Kaosin”, tha ai.
Por, pas kësaj, jeta e tij kishte marrë një kahje tjetër. Morariut iu kërkua të largohet nga shtëpia nga pronari i tij, i cili u frikësua nga hakmarrjet e mbështetësve të sulmuesve.
Ai gjithashtu, nga po e njëjta frikë, u detyruar që të mos vazhdonte punë në furrë.
Më pas, ai u kthye në Rumani dhe u përpoq ta kthente jetën në rrugën e duhur – por nuk e arriti – së paku deri më tani.
Edhe pse “heroizmi” i tij u lavdërua nga Theresa May, por shtetasi rumun thotë se “nuk kishte nevojë të quhej hero, vetëm se të mbështetej”.
Ndërkohë, Zyra Kombëtare i ka thënë BBC-së se qeveria është “e përkushtuar për të mbështetur ata që janë prekur nga sulmi” dhe se zoti Morariu mund të aplikojë për kompensim financiar.
Bëhet e ditur se së fundmi Baker është kthyer në Britani të Madhe për përvjetorin “nga respekti për viktimat” dhe shpreson të marrë pjesë në shërbimin e përkujtimit të dielën në katedralen Southwark. /Telegrafi/