Promovohen vlerat e fshatit të Bojanës
Edicioni i shtatë i “Rrushit të Bojanës” mbushi sheshin përplotë.
Në këtë festival nuk mungonin edhe mysafirët e huaj të cilët kishin ardhur për të parë nga afër këtë festival dhe për të shijuar rrushin.
“Ne jemi të Sarajit edhe për çdo vjet kur mbahet festivali në Bojanë ne vijmë këtu për festivalin. Sivjet ka më tepër njerëz dhe duhet të jetë atmosferë e mirë. A e shijuat rrushin, si ju duk këtë vit? Po shumë i mirë, në terrenin tonë rrush më të mirë nuk ka”.
“Çdo herë kur jam këtu vij se unë jetoj në Gjermani kur vij pushim këtë kohë ndodh kjo dhe vij. Si ju duk festivali këtë vit? Po super duket ka mirë e më mirë po e gjitha varet tek populli”.
Hajrie Farizi e cila është pjesë e stafit organizativ të këtij festivali tha që qëllimi kryesor mbetet të jetë kultivimi i rrushit që vreshtarët me vite e punojnë dhe trashëgojnë tek brezat e rinj.
“Qëllimi kryesor i këtij festivali është promovimi i kultivimit të rrushit ka qenë synim prej kur ka filluar të mbahet ky festival e deri më sot dhe do të vazhdojë edhe më tej. Ky festival sjell bashkë të gjithë vreshtarët e fshatit tonë të cilët merren me kultivimin e rrushit dhe bashkë me ato të cilët dëshirojnë që ta shijojnë rrushin”, tha Farizi.
Por vreshtarët e këtij fshati thanë që këtë vit e kanë pasur më të vështirë që rrushi i tyre të dalë në treg sikur vitet tjera kjo për shkak se moti i paqëndrueshëm ndikoi edhe në vreshtat e tyre.
“Po kena kena, i punojmë une tash jam plak, por i punon djali im. Këtë vit ka qenë më i dobët se ka pasur shumë shi”.
“Ka pasur shumë sëmundje i kemi spërkatur 11 herë, rrushi i njejtë, por kemi dhënë shumë mund, kemi punuar shumë i kemi spërkatur shumë shumë sepse koha ka qenë ashtu ka pasur shi. Kur ka shumë shi vreshtave nuk ju bën mir”.
Ky festival përveç përveç promovimit të rrushit kishte edhe program të këngëve, valleve, këngë për fëmijë dhe aktivitete tjera të cilat shënuan edicionin e 7 për këtë vit./KlanMacedonia