Për 6 vetë
* 400 g miell
* 2 vezë
* 300 g djathë i bardhë i grirë
* 3 lugë djathë kaçkavall i grirë
* 1 filxhan vaj ulliri
* pak piper
Përgatitja:
– Përzieni në një tas vezët me 250 g nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë.
– Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur.
– Hidheni vajin e mbetur në një tepsi. Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë.
– Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin.
– Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta.
– Servireni të ngrohtë.
– Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme.