Site icon Telegrafi

Bukë me banane dhe boronica

Një recetë e përkryer për të shijuar një bukë ndryshe nga të tjerat. Shumë e shëndetshme, perfekte për të shoqëruar mëngjeset tuaja e mbi të gjitha, fëmijët do ta pëlqejnë shumë.

Përbërësit:

▪ 2 kupa miell me krunde
▪ 3/4 kupa tërshërë
▪ 2/3 kupë sheqer
▪ 1 kupë banane (pure, e pjekur mirë)
▪ 1/4 kupë qumësht
▪ 2 vezë
▪ 1 kupë boronica (të freskëta ose të ngrira)

Përgatitja:

Ndizni furrën dhe lëreni të nxehet në temperaturën 180 grade. Lyeni me yndyrë një tavë.

Hidhni në një tas të madh miellin, tërshërën, sheqerin, bananet, qumështin dhe vezët dhe përziejini çdo 30 sekonda. Ngadalë hidhni dhe boronicat.

Vendoseni në tavë. Piqeni 45-55 minuta derisa maja e mprehtë e një thike të hyjë dhe të dalë e thatë. Lëreni të ftohet për 10 minuta.

Duke e liruar nga anët e tavës, hiqeni butësisht nga tava dhe prisni rreth 2 orë para se ta ndani në pjesë

Mund të ruhet në temperaturën e dhomës për 4 ditë ose në frigorifer përreth 10 ditë.

Exit mobile version