Arsenali ka shënuar fitore ndaj Monacos me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Topçinjtë arritën të rrezikonin me Mikel Merino dhe Gabriel Jesus, që në start, por nuk e gjetën rrjetën.
Loja u zhbllokua në minutën e 34-të, kur Gabriel Jesus asistoi te Bukayo Saka që shënoi për 1-0.
Monaco e nisi furishëm pjesën e dytë, ku Thilo Kehrer, Takumi Minamino dhe Breel Embolo, por që nuk shënuan.
Në minutën e 78-të, Arsenali arriti të sigurojë fitoren me golin e dytë të Saka për 2-0.
Për ta mbyllur ndeshjen në mënyrën më të mirë, Bukayo Saka asistoi te goli i tretë i shënuar nga Kai Havertz për 3-0.
A good night’s work in N5 💪 pic.twitter.com/DomVfQTa0t
— Arsenal (@Arsenal) December 11, 2024
Arsenali me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa Monaco bie në vendin e 16-të. /Telegrafi/