Gazeta citon Jeton Gegollaj nga furra e bukës Hasi, i cili ka deklaruar se që nga dita e dytë e vitit të ri janë duke e shitur bukën me çmim prej 25 centësh.
Çmimi ka rënë nga 35 sa ishte para vitit të ri në 25 cent.
Me çmim prej 35 centësh janë duke e shitur bukën edhe supermarketet e ndryshme në qytet.
Megjithatë disa nga furrat nuk e kanë ulur çmimin e bukës dhe thonë se nuk do ta bëjnë këtë sepse me një çmim prej 25 centësh nuk mund të mbulojnë shpenzimet.