Telegrafi

Buka 40 centë

Përderisa qytetarët konsiderojnë se shtrenjtimi i bukës është i paarsyeshëm dhe i papërballueshëm, furrtarët këtë veprim e arsyetojnë me rritjen e çmimit të grurit dhe miellit në tregun botëror.

Këta të fundit madje thonë se ky çmim mund të ngritët edhe më shumë nëse do të mbretërojë gjendje e tillë e çmimit të grurit dhe miellit në tregun botëror. /Telegrafi/