Pushimorja “Coco Prive” në Maldive është vend fantastik për kënaqje në luks dhe pushime, mirëpo kjo kënaqësi kushton 45.000 dollarë për një natë.
Fjala është për ishullin privat i cili ofron ikje nga përditshmëria.
Pushimorja tepër e bukur në Maldive është luks i vërtetë, ndërkaq atyre të cilëve u ofrohet kanë në dispozicion më shumë se kaq.
Në ishull punojnë 30 njerëz, të cilët kujdesen për çdo gjë që u nevojiten mysafirëve, transmeton Telegrafi.
Mysafirët në ishull arrijnë me jahtin privat luksoz drejtpërdrejt nga aeroporti, ndërkaq i presin bodrumi i verës, bari me kokteje, palestra në ambient të hapur dhe palestra në ambient të mbyllur, pishina e gjatë 40 metra dhe shumë gjëra të tjera.
Ata të cilët preferojnë masazhin, mund të thërrasin fizioterapeutin.
Gjithashtu, mysafirëve u është në dispozicion kuzhinieri privat, i cili gatuan ushqime sipas dëshirave të mysafirëve.
Pamja është e jashtëzakonshme, ndërkaq natën drejtpërdrejt me sy shohin qartë Rrugën e kumtrit.
/Telegrafi/