Drejt Ministrisë së Bujqësisë janë nisur një numër i madh i bujqve me mjetet e tyre të punës, për të protestuar kundër siç thonë ata padrejtësive që u janë bërë.
Ditë më parë ata e kishin paralajmëruar protestën, duke thënë se do të nisën me 200 traktorë drejt kësaj ministrie, pasi janë të pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit.
Ata sot janë parë duke shkuar drejt kësaj ministrie për të protestuar.
“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/