Site icon Telegrafi

“Bujqit të paraqesin dëmet nga moti i ligë më 11 shtator”

Bujqit duhet të paraqesin dëmet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë, të cilët kapluan disa rajone më 11 shtator. Kërkesa për vlerësim mund të dorëzohet deri më 5 tetor.

Vlerësimet e para tregojnë se janë dëmtuar rreth 2 mijë hektarë fruta, vreshta dhe kultura industriale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Demir Hisari, Resnja, Makedonski Brod, Tetova, Prilepi, Velesi, Shën Nikolla, Kumanova, Kavadari dhe Gazi Baba janë rajohet që kanë pësuar më shumë dëme nga moti i ligë më 11 shtator.

Me kërkesën bujqit duhet të dorëzojnë edhe kopje të dokumenteve personale, llogarisë transaksionale dhe provë për shfrytëzimin ose posedimin e tokës punuese.

Për vlerësimin e dëmeve janë formuar disa komisione, të cilat do t’i vizitojnë rajonet bujqësore në të cilat është shkaktuar dëm nga moti i ligë./Telegrafi/

Exit mobile version