Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës sot do të mbajë protestë para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas tyre, kjo protestë do të mbahet lidhur me procesin e granteve.
“Ju njoftojmë se të premten (19 qershor), ne drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK) do të mbajmë para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë (në Prishtinë) në ora 14:00 PROTESTË lidhur me padrejtësitë në procesin e granteve për bujqit. Kryesia e FSBK së bashku me bujq të Kosovës ju ftojmë të na ndiqni nesër”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Telegrafi/