Futja e naftës së gjelbër, targeti i të cilës janë bujqit, presim ta lehtësojë goditjen nga rritja e akcizës për derivatet siç parashikon Propozim-buxheti për vitin 2018, thonë nga Federata e Fermerëve e cila prej sot është ribrenduar dhe riemëruar në Federata Nacionale e Fermerëve (FNF).
Çdo shpenzim shtesë dhe shtrenjtim eventual, theksojnë, ndikon ndaj bujqësisë.
“Rritja e akcizës do të ketë implikime negative, por mendojmë se me vendosjen e naftës së gjelbër, nuk do të ketë kurrfarë probleme ose të paktën ato të lehtësohen”, deklaroi kryetari i nderit i Federatës, Nikolla Stamenov.
Sipas kryetares së sapoemëruar të FNF-së, Vaska Mojsovska, ende nuk ka analiza konkrete sa do të jenë dëmet nga rritja e akcizës ndaj bujqësisë, edhe pse ndikime natyrisht që do të ketë.
Nga Ministria e Bujqësisë e përsëritën qëndrimin se zgjidhja ligjore për naftën e gjelbër është përgatitur përmes ndryshimeve në Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural dhe së shpejti do të hyjë në procedurën qeveritare./Telegrafi/