Pas gjashtë muajve vonesë, sot pritet që bujqit në Maqedoni t’i marrin paratë nga subvencionet. Drejtori i ri i Agjencisë së Pagesave, Igor Zllatkov është optimist se sot do të bëhet pagesa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Tv Telmës, Zllatkov ka deklaruar se javën që shkoi është nënshkruar urdhëri plotësues për pagesën e 2.3 milionë euro, kurse më herët është nënshkruar edhe një urdhër pagese prej 3.7 milionë euro.
Fillimisht, do të paguhen subvencionet e vitit 2015, si edhe disa subvencione të vitit 2014. Zllatkov premton se deri më 30 qershor, kur është afati i fundit i pagesës, dotë paguhen të gjitha 92 milionë euro subvencione për bujqit./Telegrafi/