Kuvendi i Maqedonisë pasdite solli plotësimet e Ligjit për zhvillim rural dhe bujqësi me të cilat parashihet anulimi i obligimit ligjor me të cilin një prej kushteve për marrjen e subvencioneve ishte që bujqit të mos kenë borxhe mdaj Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski, duke elaboruar vendimin ligjor, theksoi se me këtë obligim bllokohej pagesa e subvencioneve për bujqit.
Në pjesën e pasdites së debatit janë sjellë edhe vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë dhe në operacionin paqësor UNIFIL në Liban.
Debati për pikat tjera të rendit të ditës do të vazhdojë nesër./Telegrafi/