Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave në Maqedoni sot ka lëshuar në përdorim një linjë telefonike ku bujqët dhe punëtorët që merren me biznesin e bujqësisë në Maqedonisë mund të marrin informacione dhe të paraqesin probleme rreth ushtrimit të detyrës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Numrat e hapur do të mund të thirren prej orës 8:00 në mëngjes e deri në ora 17:00. Bujqit mund të diskutojnë edhe ide për biznes në këtë drejtim dhe gjithashtu të japin sugjerime për infrastrukturën bujqësore në Maqedoni.
Numrat ku mund të qasen bujqit janë: 071/204-137; 070/415-314; 070/415-389 . /Telegrafi/