Site icon Telegrafi

Bujqit mbetën pa subvencione edhe në festat e Pashkëve

Festat e Pashkëve i gjetën bujqit e Maqedonisë pa para. Xhirollogaritë e tyre, edhe pas gjashtë muajsh pritje, mbetëm bosh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata deklarojnë se do të bien në ujdi për mënyrën e shprehjes së revoltës së tyre për shkak të subvencioneve të papaguara, edhe pse morën premtime se do t’i marrin.

Drage Ilievski, bujk nga Tetova, thotë për Tv Telma se ende nuk i ka marrë subvencionet për 30 dekar patate, si edhe për 15 kokë lopë.

Mirëpo, drejtori i Agjencisë së pagesave, Igor Zllatkov, thotë se ka bërë gjithçka që është në fuqinë e tij për t’u lëshuar subvencionet, duke shtuar se problemi qëndron te Arka./Telegrafi/

Exit mobile version