Telegrafi

Bujqit grekë sot do ta bllokojnë vendkalimin Evzoni

Bujqit grekë sot do ta bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni, në suaza të protestave kundër politikave qeveritare të Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë informon se pritet bllokimi i vendkalimit të fillojë në mesditë dhe se nuk ka informacione sa do të zgjasë bllokada./Telegrafi/