Prodhuesit organik të Strumicës promovuan dje web platformë për shitje të prodhimeve të tyre. Bëhet fjalë për një aplikacion ku bujqit do të plotësojnë me infromacione se çfarë lloje të artikujve kanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas menaxherit Gjorgji Haxhikotarov nga shoqata “Organo logistik”, aplikiacioni paraqet një hap përpara në thjeshtësimin e procedurave për shitje të prodhimeve organike dhe kontakt të drejtpërdrejtë me blerësit.
Në Strumicë më të shpeshta janë prodhimet organike të kivit, kumbullave, qershive, dredhëzave si dhe dhjetëra lloje të kulturave kopshtare./Telegrafi/