Site icon Telegrafi

Bujqit e Shën Nikollës Pellagonisë protestojnë kundër ridefinimit të Maqedonisë

Ilustrim

Bujqë nga Shën Nikolla kanë protestuar sot në drejtimin rrugor Shtip – Shkup në afërsi të fabrikës për prodhime mishi ”MIK”, duke bllokuar autostradën për 30 minuta, si rezultat i zhvillimeve të fundit politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shprehen për stabilitet ekonomik dhe përparim duke kundërshtuar siç thonë, eksperimentimet me ndjenjat kombëtare maqedonase. Kiril Mitev, bujk nga Shën Nikolla, tha se ”ne bujqit maqedonas, shqiptarë, vlleh, rom, serb dhe boshnjak, dëshirojmë të jetojmë në shtet të përbashkët, në Republikën e Maqedonisë”.

Sipas AIM-së, Bujqit thanë se kjo është njëra nga format e protestës, ndërkaq porositën se do ta mbrojnë vendin kundër ridefinimit të shtetit.

Protestë kanë mbajtur edhe bujqit e rajonit të Pellagonisë, të cilët i kanë bllokuar rrugët në afërsi të qytetit të Manastirit. Ata u shprehën kundër Deklaratës së partive politike shqiptare./Telegrafi/

Exit mobile version