Telegrafi

Bujqit e Prishtinës ende s’janë kompensuar për dëmet nga vërshimet

Rreth 200 mijë euro është vlerësuar dëmi që u është shkaktuar bujqve të Komunës së Prishtinës nga vërshimet e shiut që ndodhën në prill.

Nga ajo kohë, bujqit e Prishtinës po presin kompensim nga Komuna për dëmet e shkaktuara. Mirëpo, edhe pse komisioni i krijuar për të vlerësuar dëmet ka përfunduar punën e tij, ata nuk janë kompensuar. Kjo për shkak se Komuna e Prishtinës nuk po mund ta bëjë kompensimin pa ndihmën e nivelit qendror. Shumicës së bujqve u janë shkatërruar nga 3 hektarë e më shumë me patate. Dhe për këtë ata kishin kërkuar ndihmë nga institucionet, shkruan Koha Ditore.

Komisioni për vlerësimin e dëmeve i krijuar nga Komuna e Prishtinës, pati konstatuar se nga vërshimet e muajit prill janë shkaktuar mbi gjysmë milioni euro dëme. Rreth 400 mijë euro janë vlerësuar dëme në infrastrukturë, ndërkaq, në kultura bujqësore dhe amvisëri, është vlerësuar se dëmi arrin shumën prej 190 mijë euro. Më së shumti dëme janë vërejtur në Llukar, Fushë të Pajtimit e Makovc. /Telegrafi/