Bujqit e rajonit të Prespës kërkojnë që të rikthehet përdorimi i raketave mbrojtëse nga breshëri, me qëllim të uljes së dëmeve që shkaktohen në kulturat bujqësore.
Shoqata e pemëtarëve të këtij rajoni alarmojnë dhe kërkojnë të ndërmerren masa konkrete për zgjidhjen e kësaj çështje, që sipas tyre është një problem mjaft dëmtues për Prespën, por edhe për tërë vendin.
Bujqit kërkojnë takim me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave për të diskutuar këtë çështje.
Përndryshe, breshëri i ditës së shtunë ka dëmtuar shumë bujqësinë në këtë rajon./Telegrafi/