Shoqata aksionare MEPSO kërkon nga bujqit e rajonit lindor të vendit që në kulmin e ujitjes së sipërfaqeve bujqësore të kenë kujdes se si e vendosin sistemin e tubacionit të ujitjes në afërsi të largpërçuesve elektrik.
Kjo shoqatë kërkon nga bujqit që të mos vendosin sistem ujitje në trasenë e largpërçuesve, pra sistemin ta vendosin më largë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, bujqit duhet të kenë kujdes edhe për drejtimin dhe fuqinë e erës që frynë.
Falë fushatave dhe mediave, nga viti 2013 nuk ka patur raste të fatkeqësive, kurse rasti i fundit ka ndodhur para pes vitesh, kur një bujk nga rajoni i Shën Nikollës u mbyt gjatë porcesit të ujitjes, si rezultat i vendosjes së sistemit në afërsi të largpërçuesve./Telegrafi/