Telegrafi

Bujqit e Maqedonisë kërkojnë t’u paguhen subvencionet

Bujqit parashohin humbje të mëdhaja nëse nuk i marrin në kohë subvencionet të cilat janë bllokuar për shkak të krizës së tanishme politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Lidhjes së vreshtarëve, Ljupço Arizanov, deklaroi pas takimit me ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, Mihaill Cvetkov, se parashikojnë protesta nëse nuk do të paguhen subvencionet. Nëse nuk do të paguhen subvencionet atëherë do të ketë vonesa në mbjelljen e farërave të ndryshme bujqësore.

Sipas AIM-së, edhe ministri Cvetkov ka deklaruar se është duke u bërë çmos që të gjindet një zgjidhje për subvencionet në bujqësi. Në takimin e sotëm me ministrin Cvetkov, të pranishëm ishin përfaqësues nga të gjitha shoqatat bujqësore./Telegrafi/