Afro dy dekada fusha e Dibrës është pa ujë. Thatësira ka kapluar fushën nga e cila furnizoheshin me produkte bujqësore jo vetëm dibranët por edhe banorët të rajonit më të gjerë. Viteve të fundit Ministria e Bujqësisë realizoi një elaborat dhe projekt për rikonstruimin të sistemit për vaditje, por deri sot ujë nga ky sistem nuk ka ardhur.
Reagimi i bujqve dibran që kanë tokat e tyre në fushën e Dibrës me të drejt është i madh. Deri tani nga projekti i Ministrisë është ndërtuar vetëm objekti ku duhet të vendosen pompat të sistemit për vaditje në bregun e Liqenit të Dibrës dhe punët kanë stagnuar tërësisht. Bujqit edhe këtë verë nuk kanë ujë për ujitjen e tokave pjellore, dhe janë të detyruar përsëri në këta fusha të mbjellin jonxhë, grurë, tërshërë dhe kultura të tjera foragjere.
Disa projekte kanë dështuar kur është në pyetje rikonstruimi i sistemit për vaditje. Prandaj me të drejtë dibranët e sidomos bujqit që kanë tokat në fushën e Dibrës frikësohen që mos vallë edhe projekti i fundit i vitit të kaluar të dështojë. /Koha/