Site icon Telegrafi

Bujqit e dëmtuar nga vërshimet të pakënaqur me kompensimet (Video)

Shani Hoti, fermer nga fshati Carallukë, këtë vit nuk ka mundur t’i realizojë të mbjellat e tij, pasi erërat e forta dhe shiu ia kanë dëmtuar serat. Sipas tij, dëmi vlerësohet të jetë rreth 20 mijë euro.

Ai shpreson që Ministria e Bujqësisë t’ia kompensojë sadopak dëmet. Por, nga 104 mijë euro dëme nga vërshimet e fundit në bujqësi, Komuna e Malishevës do të përfitojë vetëm rreth 25 mijë euro kompensim.

Nga këto vërshime, të dëmtuar kanë mbetur të gjithë ata që i kanë tokat përreth lumit “Mirushë”.

Por, qytetarët e kësaj komune, që kanë pësuar nga vërshimet e janarit të këtij viti dhe që u janë dëmtuar kulturat bujqësore, thonë se kompensimi prej 25 % nuk është i mjaftueshëm. Me një dëm të përgjithshëm prej 935 mijë eurosh, Malisheva konsiderohet të jetë një ndër komunat që ka pësuar më së shumti nga vërshimet.

Qeveria e Kosovës ka thënë se do të kompensojë vetëm 25 për qind të dëmeve. Nga 600 mijë euro vlerësohen të jenë dëme në tërë vendin, e Ministria e Bujqësisë ka ndarë vetëm 160 mijë euro për kompensim.

Exit mobile version