Site icon Telegrafi

Bujqëve të Maqedonis u rekomandohet përdorimi i teknologjisë informatike

Në Shkup ka filluar konferenca ”TKI në Agrobiznes” qëo ofron mundësi për ndërlidhje të sektorit të teknologjisë informatike me agro sektorin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, në konferencë u tha se bujqit duhet të zbatoijnë zgjidhje teknologjike bashkëkohore, nëse duan që të jenë më konkurues në treg.

Zbatimi i teknologjisë kompjuterike do të thotë rritje e volitshme e prodhimeve të tyre. Si shembull u përmend rasti i Serbisë ku është vendosur sistemi i ujitjes së hapësirave bujqësore përmes sistemit solar.

Konferenca do t’i vazhdojë punimet e saj edhe në ditën e nesërme./Telegrafi/

Exit mobile version