“Bujqësia e Maqedonisë së Veriut është joproduktive dhe jofitimprurëse. I duhet investime, por nga ana e të gjithë aktorëve: shteti, prodhuesit, biznesi dhe shkenca. Duhet secili të investojë në fushën e vet. Duhet të rriten dialogu dhe mbështetja reciproke dhe së bashku të definohet ku shkon sektori”.
Këto ishin disa nga përfundimet e pjesëmarrësve në takimin e sotëm të punës në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Odës Branko Azeski, tha se biznesi u beson vetëm numrave dhe përmes kësaj prizme i sheh rezultatet, kërkon qeverisje të të drejtës dhe konsistencë në zbatimin e rregullativave. Fermerët apeluan se prodhimtaria është ulur dhe se pikërisht për këtë çmimet në disa degë si kopshtaria, janë rritur.
Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski apleon në nevojë nga veprimi i shpejtë sepse vendi, tha, shumë shpejtë mund të përballet me tregun e madh evropian. Ai tha se duhet maksimalisht të punohet në konkurrencë dhe të dorëzohen prodhime më cilësore. Vëri në dukje edhe se palët relevante në takimet me të, më shpesh flasin për subvencione, në vend që të propozojnë masa tjera, afatgjate, konkrete për zhvillimin e bujqësisë.
Dimkovski si masë të veçantë e theksoi parafinancimin për IPARD investimet, e cila është veçanërisht e dedikuar për biznesmenët, ndërsa parasheh ndihmë nga shteti përmes huas e cila do të kthehej në shtatë deri në tetë vjet pa interes. Kusht për parafinancimin, sqaroi Dimkovski, është që kompania të ketë të nënshkruar marrëveshje me Agjencinë pagesore për IPARD projektin përkatës.
Gjatë debatit, përpunuesit e qumështit treguan se numri i fermerëve dukshëm është zvogëluar dhe se sasitë e lëndës së parë dalë ngadalë po shterohen.
Në pjesën hyrëse të debatit u theksua se potencialet e disponueshme të bujqësisë së Maqedonisë së Veriut nuk janë të tërësisht të shfrytëzuara, ndërsa më shumë se një e treta e tokës bujqësore nuk përpunohet./Telegrafi/