Qeveria e Kosovës duhet ta vë në një pozitë më të favorshme Bujqësinë, pasi që ky sektorë paraqet degë parësore në zhvillimin ekonomik të vendit. E toka uji dhe klima, trajtohen si një pasur natyrore themelore për një bujqësi më të zhvilluar, e po ashtu edhe në ekzistimin e jetës, zhvillimin ekonomik, mirëqenien e popullsisë.
Për këtë nevojitet që bujqësia të i ipet rëndësi më shumë e të ketë sisteme në ujitje të tokave bujqësorë.
Kështu, në vendin tonë, ujitja vlerësohet të jetë ndër më të vjetrat në Ballkan. Kurse, zhvillim më të hovshëm bujqësorë, falë ujitjes thuhet se ishte kah fundi i viteve të 80`ta.
Kështu u tha gjatë tryezës shkencore ‘Ujitja në Kosovë’, menaxhimi i ujërave për bujqësi të qëndrueshme, organizuar nga Akademia e Shkenacave dhe Arteve të Kosovës.
Njëri nga organizatorët, Bashkim Kabashi, tha se deri më tani janë ndërtuar gjashtë akumulime në Kosovë, por për të ardhmen pasi që duhet të realizohen sisteme të reja, e vetmja rrugëdalje është ndërtimi i 28 akumulimeve të reja. “Ne si maksimum të prodhimtarisë llogarisim vitin 1989-90, atëherë është arritur maksimumi i prodhimtarisë. Mandej pas viti 90 e më tutje, bije prodhimtaria, megjithëse në sektorin shoqërorë u larguan gjithë punëtorët, u ndërpre prodhimtaria, u dëmtuan gjitha pemishtet, vreshtat e gjitha kulturat tjera….Bujqit tanë nuk kanë asnjë interes për proces të zhvillimit, kështu që tani kemi një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, nëse qeveria e ardhshme nuk e vë në pozitë më të favorshme bujqësinë, ne do të humbasim edhe më tutje… unë përmenda në prodhim se ekziston mundësitë e rritjes së sipërfaqeve natyrisht me kushte normale në Kosovë është 170 mijë hektarë deri në 200 mijë. Tani për tani nga 55 mijë hektarë sa janë përdoren 10 deri në 12 mijë hektarë”, ka thënë Kabashi.
Kurse, referenti tjetër Ruzhdi Pllana, tha se bujqësia paraqet degë parësore të zhvillimit të vendit. Ai tha se shqetësimet për keqpërdorimin e dhe keqmenaxhimin e tokave, ujit dhe ndikimeve negative në kushte klimatike, trajtohen si çështje madhore të njerëzimit bashkëkohorë. “Vlerësohet se ujitja në Kosovë është ndër më të vjetrat në Ballkan. Tradita e lashtë e ujitjes është rrënjosë edhe në dispozitat e ndryshme të Kanunit të Lekë Dukagjinit, me të cilën rregullohen çështje të ndryshme të drejtës së përdorimit të vadës, për ujë ujitje mulli e tjerë. Popullata vendore me mençuri shfrytëzojë dhunti natyrore për nevoja të ekzistencën dhe zhvillimit. Sot ujitja nuk është problem dhe barta e ujit në distanca shumë të mëdha për shkak të progresit teknik dhe teknologjitë, por njeriu ynë arriti që me shati t`i kthejë rrjedhat ujore dhe t’i ujit mijëra hektarë tokë, t’i sigurojë ushqime dhe të lidhet me truallin”, tha ai.
Ndryshe, kjo tryezë shkencore ka për qëllim që përmes gjuhës së studiuesve, ekspertëve, Akademia e Shkencës dhe Arteve të artikulojë shqetësimet në lidhje me rolin dhe rëndësinë, e përdorimit të tokave, ujit, ujitjes dhe nevojave që shteti ynë t`i jep prioritet bujqësisë si themel i zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/