Telegrafi

Bujqësia faktor në përmirësimin e ekonomisë globale

Në këtë Kongres u diskutua mbi rëndësinë që merr sot zhvillimi dhe mbështetja e bujqësisë, përballë krizës ekonomike që po kalon mbarë bota.

Mike Willson, presidenti i IFAJ, në fjalën e mbajtur me këtë rast, tha se "IFAJ synon të lobojë fuqishëm si një zë i së ardhmes për progresin e sektorit rural në të gjithë botën, që padyshim jep një kontribut të rëndësishëm në ekonominë ndërkombëtare".

Në këtë kontekst, nënvizoi ai, padyshim faktor i rëndësishëm është media botërore bujqësore. Sipas tij ," rritja e shkëmbimit të informacionit botëror mbi bujqësinë do të ndihmojë në parashtrimin dhe implementimin e studimeve të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë."

Sot mbarë bota, tha ai, siguron një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave ekonomike kombëtare nga bujqësia, ndaj dhe roli i medias në identifikimin e proceseve të zhvillimit të këtij sektori merr rëndësi të veçantë.

Në kongresin e 20 të IFAJ, ku përfaqësohet dhe Shqipëria, marrin pjesë gazetare nga 200 shtete të botës. Kongresi do te vazhdoje punimet deri me datën 5 gusht. Agjenda e Kongresit, parashikon takime me gazetare nga vende të ndryshme të botës, me ekspertë të zhvillimit rural nga SHBA, Kanadaja si dhe ture që parashikojnë vizita në zona tradicionale bujqësore që ndodhen në Fort Worth.

Fort Worth ndodhet 3,5 km larg Dallasit që është kryeqyet i shtetit të Teksasit, në SHBA. Qyteti i Fort Worth ndodhet në pjesën veriore të Teksasit dhe zhvillimi që mori ky qytet pas viteve 1849 e evidentoi Fort Worth, në Dallas si Metropolitan të shtetit Teksas.

Në këtë qytet numri i popullsisë shënon 1, 628 200 banorë. Ndërkohë që është shumë i zhvilluar sektori bujqësor si dhe tradita e rritjes së kuajve dhe aktivitetet show me toreadorë.