Maqedonia dhe Shqipëria nuk presin sanksione ekonomike nga Rusia, pas largimit të diplomatëve rus nga Shkupi dhe Tirana.
Këtë sot e deklaroi ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski dhe Niko Peleshi të cilët kishin takimin e parë dypalësh, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Maqedonia ashtu si Shqipëria janë eksportues të mëdhenjë të prodhimeve bujqësore për tregun rus.
“Ne ndajmë të njëjtat procese dhe mendoj se procesi politik do të zgjidhet. Ne mendojmë se politika nuk do të ndikojë në shkëmbimin tregtar me Rusinë dhe kjo nuk do të ndikojë edhe në vazhdimin e shkëmbimit tregtar me Rusinë”, deklaroi Niko Peleshi, ministër për Bujqësi dhe Ushqim të Shqipërisë. /Telegrafi/