Site icon Telegrafi

Bujku Nexhat Brahimi pas 30 vjetësh vendos që ta punojë tokën e mbetur djerrinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci njofton se ka vizituar mëngjesin e sotëm fermerin Nexhat Brahimi në Koshtovë të Vllahisë së Komunës së Leposaviqit, i cili ka vendosur që pas 30 vjetësh ta punojë tokën e mbetur djerrinë.

Sipas Pecit, fermeri Brahimi po kultivon 2 hektarë misër dhe 2 hektarë kungull, duke shtuar se bujqit e komunave veriore do ta kenë më të lehtë aplikimin këtë vit pasi sipas tij nuk do të kenë nevojë për fletë poseduese.

“Nexhat Brahimi ka vendosur që ta punojë tokën e mbetur djerrinë pas 30 viteve. Rritja e përkrahjes këtë vit dhe thirrja për ta punuar çdo pëllëmbë të Kosovës, po jep frytet e veta. Nexhati nga Komuna e Leposaviqit kultivon 2 hektarë misër dhe 2 hektarë kungull. Bujqit e komunave veriore do ta kenë më të lehtë aplikimin këtë vit pasi që nuk do të kenë nevojë për fletë poseduese”, ka njoftuar Peci. /Telegrafi/

Exit mobile version