Telegrafi

Bujku ia heq kambanat lopëve: Zbuloni arsyen pse u detyrua

Një mosmarrëveshje në mes të lagjes shtrëngon një fshat të Cyrihut, në Oberland. 27 lopët që pronari i tyre i kishte pajisur me kambana pengojnë gjumin e disa njerëzve të fshatit.

Një përpjekje për pajtim ka dështuar, fshatarët fqinjë u janë drejtuar autoriteteve në vitin 2014. Legjislatura komunale është pajtuar me ta dhe ka urdhëruar fermerin që të heqë kambanat gjatë natës. Fermeri në fjalë ka bërë apel, transmeton albinfo.

Për të marrë mirë masat më në fund gjyqtari ka shkuar në vendngjarje. Përfundimi i tij ishte i qartë: kambanat dëgjohen mjaft mirë edhe në një distancë prej 80 metrash. Fermeri pastaj ka shpjeguar se kishte nevojë për këto kambana për të gjetur kafshët nëse humbin.

Ai ka përmendur shembullin e ndërhyrjes së një qeni në mes të natës, i cili kishte shkaktuar panik në mesin e kafshëve të tij. Skeptik, gjyqtari hodhi poshtë apelin e fermerit. Ky i fundit ende mund t’i drejtohet tribunalit administrativ kantonal. Rasti në fjalë mund të përfundojë deri në Gjykatën Federale.